E mohuan lidhjen, Oriola Marashi dhe Varrosi kapen MAT! Prej kohësh të dy… (FOTO) – AlpeGossip
E mohuan lidhjen, Oriola Marashi dhe Varrosi kapen MAT! Prej kohësh të dy… (FOTO)

E mohuan lidhjen, Oriola Marashi dhe Varrosi kapen MAT! Prej kohësh të dy… (FOTO)

Që prej momentit që modelja Oriola Marashi u bë pjesë e labelit të njohur OTR filluan të qarkullonin lajmet se mes saj dhe reperit Varrosi po ndodhte diçka më shumë se miqësi.

Dyshja  janë pothuajse të pandarë nga njëri-tjetri dhe janë parë shumë herë të kalojnë  kohën bashkë, përveç kësaj komentet ngacmuese mes tyre janë të shumta, gjë që ka bërë që të përflitet se ata janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar.

Por pavarësisht se ata e mohuan se mes tyre kishte diçka, ditën e sotme të afërmit e Varrosit kanë konfirmuar për ‘Albeu.com’  se në fakt modelja dhe reperi janë të lidhur prej kohësh dhe se madje lidhja e tyre e dashurisë është dhe një nga arsyet se përse Oriola është bërë pjesë e OTR.

Ndër të tjera disa komente që Oriola ka lënë në fotot e reperit i kanë përforcuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre po ndodh vërtet diçka./Burimi:Albeu.com.