EUROVIZIONI?! Pas këtyre fjalëve që Eugenti tha për të dashurën, na bëri të harrojmë që… – AlpeGossip
EUROVIZIONI?! Pas këtyre fjalëve që Eugenti tha për të dashurën, na bëri të harrojmë që…

EUROVIZIONI?! Pas këtyre fjalëve që Eugenti tha për të dashurën, na bëri të harrojmë që…

Në Top Show Magazinë, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar Eugent Bushpepa. Këngëtari foli për eksperiëncën në Eurovizion, ku tha se nuk priste as që të hynte në finale.

Shkova me synimin për të dhënë një performancë të mirë, ta bëja shqipërinë krenare. Nuk mendoja fitoren, as që do hyja në finale. Kjo sepse jam shumë kritik ndaj vetes.”- u shpreh ai.

Por zhurma e Eurovizion-it duket se nuk ishte asgjë para deklaratës që këngëtari i ‘Mall’ bëri për partneren e tij.

I pyetur nëse e dashura u bë xheloze për Eleni Foureira-n, ai u shpreh se përkundrazi ato u bënë shoqe.

“S’kishte pse të bëhej. Eleni ishte një vajzë e bukur, me fizik shumë të mirë, por jo për shijet e mia. Shijet e mia i kam në krahë.- u shpreh ai për vajzën me të cilën bashkëjeton prej disa vitesh. Tek më ka pëlqyer thjeshtësia, shpirti dhe aparenca e saj.”

Sigurisht, pas gjithë kësaj deklarate nuk mund të mungonte as pyetja e famshme, nëse do të kemi apo jo ndonjë dasmë prej tij në horizont.

“Po, do të martohem! Më shumë se dasmë do bëj një darkë me njerëzit më të afërt. Nuk jam tip dasmash.”- përfundoi ai.