10 të famshmit shqiptarë që mund të ngatërrohen me sozitë e tyre (FOTO) – AlpeGossip
10 të famshmit shqiptarë që mund të ngatërrohen me sozitë e tyre (FOTO)

10 të famshmit shqiptarë që mund të ngatërrohen me sozitë e tyre (FOTO)

Të shumtë janë njerëzit që shpenzojnë shuma të mëdha parash për t’i ngjarë një idhulli. Megjithatë, ka njerëz që nuk kanë nevojë të bëjnë asgjë, sepse kanë lindur me tipare të ngjashme si të famshmit e tyre të preferuar.

Duke qenë se jemi në fundvit, ne kemi mbledhur një sërë fotografish befasuese të kopjeve të personazheve të njohur shqiptarë. Disa prej tyre duken pothuajse si binjakë, megjithatë mund t’i shihni vetë dhe t’i gjykoni:

Dhurata Ahmetaj
Ajo është përfolur shpesh herë për një ngjashmëri me yllin e muzikës, Jennifer Lopez. Dhe në të vërtetë, këngëtarja shqiptare Dhurata Ahmetaj ka një ngjashmëri të paparë me JLo, veçanërisht në fytyrë.

Adrian Gaxha
Këngëtari Adrian Gaxha pak kohë më parë zbuloi përmes një fotografie të publikuar në “InstaStory”, se është kopje e vëllait të tij të madh, Driton. Dritoni me profesion është violinist, dhe ngjason ‘tmerrësisht’ me vëllanë e tij të vogël.

 

Lori Hoxha
Pak kohë më parë, Iconstyle.al zbuloi ngjashmërinë e madhe të një vajze nga Mali i Zi me fashionisten Lori Hoxha. Vajza simpatike, e cila gjithashtu e ndjek modën, quhet Isidora Brickell është nga Mali i Zi, por jeton në Miami. Të dyja bionde, me hundën e rregullt dhe të vogël, dhe fytyrën e rrumbullt, vajzat duken njësoj në fotot e mëposhtme dhe vështirë se mund t’i dalloni.

Noizy
Ai quhet Mondi, jeton në Gjermani dhe është pa dyshim një fans i OTR, e ndoshta nga tani, edhe një prej tyre. Mondi duke qenë një fans i flaktë i Noizyt, ka qenë i pranishëm në disa koncerte të reperit, aty ku edhe ka takuar edhe idhullin e tij.

 

Nora Istrefi
Ndërsa ajo që është thuajse identike me Norën është Nikol. E lindur në Berat, jeton në Tiranë, por ka studiuar në Maqedoni për modeling, punon me projekte në Kosovë në këtë fushë, por vijon edhe studimet Master në Tiranë. Edhe Nikol tregon se shumë shpesh e kanë ngatërruar për Norën, madje aq shpesh saqë njerëzit kur e shohin nxjerrin telefonat për t’i bërë foto.

Luana Vjollca
Që nga momenti që u bë pjesë e lajmeve, Arbesa vuri re diçka të pazakontë në reagimin e publikut. “Në fillim pashë portalet dhe pastaj nisa të kërkoj në fotot e Luanës, bëja krahasimet dhe kam vënë re që në shumë prej fotove, hundën dhe buzët i kemi të ngjashme”, – thotë Arbesa, një dizajnere nga Prishtina, e cila ngjashmërinë me Luanën e konsideron pozitive: “S’ka ndonjë gjë të keqe, pse të mos i ngjaj unë asaj dhe ajo mua? Ajo është një vajzë shumë e bukur.”

 

Elvana Gjata
Marjona është këngëtare. Asaj i ka ndodhur shpesh që njerëzit të entuziazmohen kur e shohin dhe e ngatërrojnë me Elvanën. Edhe asaj i ka ndodhur shpesh ta krahasojnë me Elvana Gjatën.

Era Istrefi
Tani që është brune, Era Istrefi është krahasuar me aktoren me famë botërore, Bella Thorne. Dhe ngjashmëria është vërtet e madhe, jo vetëm në pamje, por edhe në stil.

 

Rita Ora
Ajo njihet si Golden Barbie por emrin e vërtetë e ka Jasmine Sanders. Ajo është ndër femrat më të bukura dhe në “Instagramin” e saj ka 2.3 milion ndjekës. Shumica e fansave në çdo foto të sajën komentojnë se duket identike si këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Ato vërtetë duken identike dhe ndonjëherë mendon se kush është njëra e kush është tjetra.Të dyja janë bjonde edhe të dyja janë seksi. Tek fotoja do shikoni ngjashmërinë e madhe mes tyre.

Edi Rama
Një burrë nga Britania mund të thuhet pa frikë se është sozia e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama. Ai quhet Mike dhe është një qytetar i thjeshtë në Britani, që u vu re gjatë një quiz-i televiziv.

Burimi: Iconstyle.al