Pak kohë më parë, ju thamë se printi i lëkurës së gjarprit do të bëjë namin këtë sezon. Por nëse s’na kishit besuar, ja ku i keni provat. Pasi lëkura e gjarprit pushtoi pasarelat në Javën e Modës në Milano në 2018-n, Lori Hoxha është ndër të parët që e ka përqafuar këtë trend në Shqipëri. Në postimin e saj të fundit në “Instagram”, Lori shfaqet e veshur nga koka deri tek këmbët me një kostum me lëkurë gjarpri.
Duke filluar nga rrobat e banjës, çantat dhe deri të çizmet, dizajni i lëkurës së gjarprit ka mjaft stil, nxit imagjinatën dhe padyshim duket si luksoze dhe e shtrenjtë. Printi i gjarprit është një nga ato trende që po fiton terren në botën e modës dhe përgatituni ta shihni kudo këtë sezon.