Anxhelina dhe Oni janë ndarë por familjarët e tyre vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin (FOTO) – AlpeGossip
Anxhelina dhe Oni janë ndarë por familjarët e tyre vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin (FOTO)

Anxhelina dhe Oni janë ndarë por familjarët e tyre vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin (FOTO)

Një nga çiftet më simpatike të showbizit kanë qenë padyshim Anxhelina Hadërgjonaj (njohur ndryshe si vajza e Albërie Hadërgjonaj) dhe Oni Hysenbelliu (biznesmeni i njohur që njihet për jetën e tij të luksit). Ndonëse prej vitesh bashkë, dyshja u nda duke lënë gjithë fansat e tyre të mërzitur.

Megjithatë, ajo çka na pëlqen tek Anxhelina dhe Oni është se ndonëse ata nuk janë më bashkë si çift, i kanë ruajtur marrëdhëniet njerëzore duke pasur shumë konsideratë për njëri tjetrin, gjë që nuk e fshehin as në intervistat që të dy japin.

Gjithashtu, nëse i hidhni një sy llogarive të tyre në Instagram, Anxhelina ndjek edhe Onin edhe motrën e tij ndërkohë që ky i fundit ndjek mbrapsh jo vetëm Anxhelinën por edhe familjarët e saj.

Një detaj shumë interesant mbrëmjen e kaluar na bëri përshtypje  . Oni në Instagram publikoi një sërë fotosh e videosh nga ditëlindja e mbesës së tij (vajzës së motrës) dhe gjejeni çfarë: edhe Agnesa Hadëgjonaj (motra e Anxhelinës) ishte e ftuar në festë

Siç duket, ky nuk ka qenë rasti i vetëm kur Agensa është bashkuar me familjen e ish të dashurit të motrës së saj sepse teksa kërkuam në Instagtram, edhe në projekte të saj të tjera, Oni dhe motra e tij kanë qenë pranë saj.

Hapësira për një rikthim të Onit dhe Anxhelinës qenka shumë gati, megjithatë, ata të dy e dinë me mirë vetë se si i zgjedhin çështjet e zemrës.