PAS ORIOLA MARASHIT/ Noizy merr në grupin “OTR” modelen seksi shqiptare – AlpeGossip
PAS ORIOLA MARASHIT/  Noizy merr në grupin “OTR” modelen seksi shqiptare

PAS ORIOLA MARASHIT/ Noizy merr në grupin “OTR” modelen seksi shqiptare

Prej muajsh modelja e njohur Oriola Marashi është bërë pjesë e labelit të njohur ‘OTR’. Siç ka lajmëruar dhe vetë modelja ajo është duke punuar për këngët e saj të para, të cilat ende nuk i ka publikuar.

Ajo gjatë këtyre kohëve ka qenë gjithmonë e pranishme në koncertet e Noizyt dhe të Varrosit, gjithashtu ka qenë e pranishme dhe në klipet e reperit. Mirëpo siç duket Oriola nuk do të jetë modelja e vetme që do bëjë pjesë në grupin e njohur.

Siç duket ish-Missi, Nik Delgiorgi është prurja më e re e OTR. Ajo ka publikuar disa foto në ‘Instastory’ ku shihet në studion e Noizy-t duke regjistruar, gjë që tregon që shumë shpejt mund të sjell këngën e saj të re. Siç dihet Niki më parë ka qenë pjesë e klipit të këngës ‘Xhanam’ të Butrint Imerit.