LETËR TË DASHURIT TIM/ Një burrë i martuar me fëmijë – AlpeGossip
LETËR TË DASHURIT TIM/ Një burrë i martuar me fëmijë

LETËR TË DASHURIT TIM/ Një burrë i martuar me fëmijë

“Në të 40- at e mija, pas një martese të dështuar dhe një lidhje që përfundoi si mos më keq kuptova se kisha përfuduar duke të dhënë ty sinjalet e gabuara dhe për këtë fajësoj veten.

 

Por tek ti gjeta gjysmën time: i pashëm, më i madh, sharmant, flirtues. Një burrë i vërtetë. Nuk dua ta mohoj që mes nesh pati kimi, por inisiativën për të kontaktuar e para me një burrë të martuar e mora unë. Unë jam më e re, e bukur dhe e disponueshme në çdo kohë, ndaj ti më kërkove të bëhem e dashura jote.

Unë isha plotësisht e vetëdijshme. Nuk kam përse t’i jap shpjegim njeriu. Përse duhet të ma ndjejë për moralin? Unë nuk po bëj asgjë të gabuar. Unë jam beqare. Unë mund të zgjedh kë dua të takoj dhe me kë dua të fle, kur dhe ku. Unë jam e pafajshme. Për më tepër u josha nga mënyra se si ti më llastoje. Një herë në javë seks në një hotel të shtrenjtë, ca të brendshme seksi, një futan dhe një palë vëthë elegantë. Një fundjavë e pisët larg, ose një vakt në një restrorant të shtrenjtë me ndonjë verë të rrallë. Shoqëri e mirë dhe seks kur të më donte qejfi. Ama nuk mendoja se ti kishe rënë në dashuri me mua dhe ishe gati të lije gruan.

Babai im ishte si ti. Ai u largua me një grua tjetër kur une isha veç një fëmijë, më pas u kthye sërish te ime më. Ca ndjenja të vagullta përgjatë viteve. E mbaj mend shumë mirë të gjithën. Në fund ai e braktisi sërish time më për një grua tjetër. Për një version më të ri, njsëoj si unë. Ama në ndryshim nga gruaja jote, mamaja ime i dinte të gjitha.

Mbase jot shoqe e di kur ti je futur diku dhe po sheh porno, ose je duke bërë biseda erotike me dikë në telefon, me dikë si puna ime dhe ajo vendos ta bëjë njërin sy qorr. Noshta e bën këtë sepse ajo e di që ti je si një qen, një njeri i zakonshëm, i pisës, i vjetër. Ndoshta vitet e kanë shuar fare seksin mes jush, ose ndoshta ju vazhdoni të mbani ndezur zjarrin.

Më duhet ta pranoj, ka qenë shumë e fiksuese. Unë isha verbuar nga vëmendja që ti më jepje. Ama tani e kam menduar të gjithën me shumë kujdes. Ndaj dua ti jap fund kësaj përpara se të na dalë situata nga duart.

Më duhet të respektoj gruan dhe fëmijët e tu. Gjithashtu më duhet të respektoj veten dhe mamanë time.”