Seksi në natyrë/ Një kombinim romantik dhe zbavitës për çiftet (FOTO) – AlpeGossip
Seksi në natyrë/ Një kombinim romantik dhe zbavitës për çiftet (FOTO)

Seksi në natyrë/ Një kombinim romantik dhe zbavitës për çiftet (FOTO)

Gjithçka ideale e ka bazën në natyrë, prandaj për një takim dashurie është më mirë t’i drejtoheni kopshtit. Të bësh dashuri në natyrë – mund të jenë më shumë eksituese sesa mendoni. Dhe mbi të gjitha është më ngacmuese…

Seksi në ajër të pastër është bërë një stil jetese që po fiton terren gjithnjë e më shumë. Për më tepër, eko-love është romantizëm i pastër: shuhen dritat dhe ndizen qirinjtë, apo bëhet dashuri nën dritën e hënës.

Mbi njëzet për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, se e shohin plazhin si vendin më seksi të botës. A ju bën për vete ideja? Do të donit t’i shijonit edhe ju gëzimet e seksit natyror? Ja propozimet tona eko-joshëse për t’i eksperimentuar.

 

1. Është mbrëmja e duhur? Në momentin fatal mos e ulni ndriçimin: shuajini të gjitha dritat dhe ndizni qirinjtë.
Rezultati: atmosfera bëhet magjike, drita e butë e flakëve bën që të gjithë të duken më të bukur. Për më tepër, në këtë mënyrë, do të kurseni për disa orë energjinë elektrike.
Një tjetër alternativë: hapni perdet dhe bëni dashuri në dritën e muzgut. Apo në atë të hënës dhe yjeve, pa ndezur as edhe një dritë tjetër.

2. Midhje dhe fruta deti si afrodiziakë: zgjidhje banale. Zëvendësojini ato me një pije eksituese dhe energjike në orën e aperitivit. Për partnerin, do të ishte perfekt një koktej frutash tropikale. Kurse për femrat, do të shkonin perimet e shtrydhura. Gjithashtu, do të ishte mirë që darkën tuaj nën dritën e qirinjve ta pluhurosnit me më tepër erëza: piper të kuq, xhenxhefil, kanellë.

3. Një lëng frutash të shtrydhura të stinës, është një viagra e përsosur natyrale. Nëse keni nevojë për një ndihmë edhe ca më të madhe, mund të hani pasdite drithëra dhe fruta të thata, të cilat stimulojnë sekretimin e hormoneve seksuale.

4. Para, pas, apo gjatë nuk ka rëndësi. Por dushin bëjeni së bashku. Është zbavitëse, sensuale dhe kursehet pesëdhjetë për qind e ujit. E për ta bërë më të kënaqshme, mjafton të sapunisni njëri-tjetrin me një banjoshkumë që ka në bazë proteinat natyrore: kënaqësia është e garantuar.

 

5. Futjuni gjuajtjes së lëndinave të izoluara, plazheve të shkreta apo pyllit. Kërkimi i një vendi alternativ për të bërë dashuri në kontakt me natyrën, është një rast i mirë për të thithur ajër të pastër, për të tonifikuar lëkurën, për të zhdukur stresin dhe depresionin. Dhe jo vetëm kaq: forcon lidhjen e çiftit dhe përmirëson humorin.

 

6. Rregullat e eko-dashurisë parashikojnë një marrëdhënie seksuale pa shumë xhingla dhe komplikime. Pra, mos u sforconi të tregoni një seksualitet që nuk ju përket, duke kopjuar atë që shfaqet në televizion dhe në reklama të ndryshme. Duhet të hiqni nga koka idenë për të bërë figurë të mirë. Dhe kujtoni se që të jesh natyral do të thotë të përqendrohesh mbi kënaqësinë tënde, përveçse mbi atë të partnerit.

7. Prezervativi? Po, faleminderit. Vendosja e prezervativit është një gjest natyror, këtë e bënin edhe romakët e lashtë kur përdornin si prezervativë një pjesë nga zorra e qengjit apo e buallit. Prezervativi plastik, është i vetmi përjashtim nga rregulli për përdorimin e gjërave natyrale. Pasi nga seksi i sigurt, nuk duhet hequr dorë. Kurrë. E megjithatë mos e hidhni kurrë në plazh, apo mes bimësisë. Edhe pse është i lejueshëm për t’u përdorur, kjo nuk do të thotë se duhet të rrezikohet ambienti…