NGA ANOREKSIKE NË KAMPIONE BODYBUILDING/ Historia prekëse e 30 vjeçares nga Florida (FOTO) – AlpeGossip
NGA ANOREKSIKE NË KAMPIONE BODYBUILDING/ Historia prekëse e 30 vjeçares nga Florida (FOTO)

NGA ANOREKSIKE NË KAMPIONE BODYBUILDING/ Historia prekëse e 30 vjeçares nga Florida (FOTO)

Një grua e cila dikur vuante nga anoreksia që i rrezikonte jetën sot është bërë një kampione në bodybuilding.

Chelsea Kamody nga Florida ishte në shkollë të mesme kur gjyshja i vdiq nga kanceri duke i dhënë një tronditje.

Në atë kohë 30-vjeçarja humbi 27 kg dhe kishte çrregullime në të ushqyer.

Ushtrimet fizike ishin e vetmja mënyrë që Chelsea të mund të përballej me hidhërimin e saj.

“Unë dhe gjyshja ishim shumë të lidhura. Ajo nisi të më mësonte piano që në moshën 3 vjeçare deri kur vdiq. Unë jam pianiste në koncerte dhe muzika është pjesë e jetës sime,”-tha ajo. “Nuk jam e mirë në shprehjen e emocioneve ndaj fillova të bëja ushtrime fizike gjithë kohës ndërsa më iku oreksi. Digjja shumë kalori dhe fillova të humbas peshë.”

Deri në vitin 2012, Chelsea hante vetëm selino dhe banane. Kockat e saj u bënë aq të brishtë saqë asaj iu thyën 23 kocka vetëm në 2 vite, flokët i bienin vazhdimisht dhe e kishte trupin të ftohtë.

“Mezi funksionoja mendërisht dhe fizikisht,”-shtoi 30-vjeçarja. “Thonjtë e mi ishin të brishtë, madje edhe lëkura ime filloi të kthehej në një ngjyrë të verdhë. M’u kujtua se si ishte personi që kisha qenë 10 vjet më parë, ishte sikur ajo ishte humbur diku brenda meje. Gjëja më e frikshme në botë është kur e dini që jeni në një betejë të përditshme me veten, dhe ju e dini që po humbni.”

Në nëntor të vitit 2014 mjeku i saj e paralajmëroi se mund të vdiste brenda pak javësh ndaj Chelsea filloi rrugën e saj të rimëkëmbjes.

Në janar të vitit 2015, ajo vuri re ndryshimin në peshën e saj pasi filloi të hante ushqime me shumë kalori.

Dhe hyri për herë të parë në një garë bodybuilding në mars 2015.

“Shkalla e zemrës ishte kaq e ulët, nuk më lejohej të ngrihesha për të shkuar në banjo, sepse mjekët kishin frikë se çdo lëvizje do të shkaktonte që zemra ime të ndalej,”-tha 30-vjeçarja. “Kam kaluar kaq shumë kohë duke u obsesionuar pas stërvitjes dhe të ushqyerit. Kam shpenzuar më shumë kohë në palestër se kushdo tjetër. U përkushtova tek të ngrënit shëndetshëm. Kam kaluar orë e ditë të jetës sime duke lexuar revistat e fitnesit dhe duke studiuar artikujt e për mirë-ushqyerjen. Në 2017, Chelsea hyri në një konkurs në Florida, 2017 NGA Gator Classic dhe u rendit e para në kategorinë e bikinit..

“Sinqerisht nuk mendova se do të ndodhte. Mos u dorëzoni. Shumë herë, duket sikur është e pamundur, dhe ju keni gërmuar shumë thellë në një vrimë, por kurrë nuk është tepër vonë për të rregulluar jetën tuaj,”-tha Chelsea. “Kërkoni dhe pranoni ndihmë.”