ARRIN NJË TJETËR SUKSES/ DUA LIPA është këngëtarja e parë ndërkombëtare që këndon në Tomorrowland (VIDEO) – AlpeGossip
ARRIN NJË TJETËR SUKSES/ DUA LIPA është këngëtarja e parë ndërkombëtare që këndon në Tomorrowland (VIDEO)

ARRIN NJË TJETËR SUKSES/ DUA LIPA është këngëtarja e parë ndërkombëtare që këndon në Tomorrowland (VIDEO)

Këngëtarja prishtinase me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur edhe një sukses në karrierën e saj shumë të suksesshme ku performoi në festivalin e njohur botëror që zhvillohet në Belgjikë, Tomorrowland, dhe ka qenë pikërisht pjesëmarrja e saj në këtë festival që ka thyer një rekord ndërkombëtar.

“Këngëtarja e parë ndërkombëtare që këndon në Tomorrowland”, ka shkruar ajo në “Instagram” për paraqitjen e saj.

Paraqitjen në Tomorrowland, Lipa e përshkroi si “përvojë të çmendur”, ndërsa falënderoi të gjithë fansat sikurse edhe DJ-in e njohur, Martin Garrix, i cili do të
performojë në Prishtinë më 10 gusht në kuadër të festivalit “SunnyHillFest”.

“Faleminderit Martin Garrix që më dhe mundësinë t’i bashkëngjitem performancës tënde për të kënduar STBL (Scared To Be Lonely). Kënaqësi si gjithmonë”, shkroi ajo