HIDHINI NJË SY/ Thonjtë e Dua Lipës do jenë fiksimi yt më i ri – AlpeGossip
HIDHINI NJË SY/ Thonjtë e Dua Lipës do jenë fiksimi yt më i ri

HIDHINI NJË SY/ Thonjtë e Dua Lipës do jenë fiksimi yt më i ri

Tashmë, është zyrtare! Thonjtë katrorë janë rikthyer për të qëndruar gjatë këtë sezon. Si fillim, ishin Taylor Swift dhe Meghan Markle, të parat që e sollën këtë tendencë gjatë daljeve të fundit publike. Një manikyr në nuancë pjeshke dhe me majë franceze ishin qasjet e dy gocave të famshme.

Duket se në edicionin e këtij viti të Grammy Awards nuk triumfoi vetëm muzika dhe artistët më të mirë, por edhe trendet më të bukura nga veshjet, te flokët dhe thonjtë. Ky është momenti i Dua Lipës për të provuar tendencën e re të thonjve direkt nga tapeti i kuq.

Me thonj në formë katrore, me pjesët anësore pak të zbutura me një rrumbullakosje të lehtë, Dua solli një model që me siguri do e pëlqejnë shumë goca.

Thonjtë e Dua Lipës do jenë fiksimi yt më i ri!

FOTO: GETTY IMAGES

Thonjtë katrorë, dukshëm, janë shumë të mprehtë dhe këndorë, por harkimi i skajeve i bën ato të duken më moderne dhe më të realizueshme.

Për manikyrin, estetistja Kim Truong, zgjodhi tone të pastra duke e mbajtur look-un e Lipës, sa më të thjeshtë. Një manikyr delikat, por mahnitës, në nuancën e qumështin që lejon bukurinë natyrale të thonjve të evidentohet dhe të shkëlqejë.

Rezultati? Një prekje natyrale që gjithnjë funksionon, edhe pse në një event madhështor si tapeti i kuq i Grammy Awards.

Çfarë prisni për ta provuar? Provat dhe idenë sapo i morët nga Dua Lipa!