E dini që ka disa nishane që nuk janë fare rastësisht në fytyrën tonë? Pozicioni i tyre na tregon diçka më shumë për karakterin, natyrën apo fatin tonë.
Nishani në mes të ballit
Nëse keni një nishan në mes të ballit, sipas Tung Shu-së keni qenë një fëmijë rebel, një shpirt i lirë. Karakterizoheni nga një kreativitet i lindur, dhe jeni më produktivë kur punoni pa urdhëra. Përgjithësisht, drejtuesit tuaj e vlerësojnë qasjen e veçantë që keni ndaj gjërave. Megjithatë, jeni më të suksesshëm nëse punoni vetë, pa shefa. Ju i jepni vetë urdhëra vetes! Një të tillë nishan ka Margarita Xhepa.
Nishani në mes të vetullave
Jeni impulsivë, dhe zakonisht veproni me një vetëbesim që ju jep karizëm dhe personalitet që bie në sy, por mund të hasni konflikte me njerëzit që nuk mendojnë si ju. Keni prirjen të debatoni, megjithatë nuk para mbani mërira. Temperamenti juaj shpërthyes e ka të vështirë të bëjë paqe me botën dhe të tjerët.
Nishani sipër vetullës
Një nishan sipër vetullës është shenjë e një fati të mirë për një jetë të begatë, por do t’ju duhet të punoni më fort se të tjerët për ta fituar. Mund të siguroni aq shumë të ardhura, sa mund të shkaktoni lakmi tek njerëzit e t’i shtyni ata të ndërmarrin veprime për të vënë dorë mbi to. Kini kujdes; mund të duan t’ju mashtrojnë me skema për të fituar para lehtë. Mos kini besim tek të tjerët, ndiqni intuitën tuaj. Kurrë mos i lejoni të tjerët t’ju menaxhojnë financat. Një të tillë ka aktorja Angelina Jolie.
Nishani në vetull
Nishani në vetull është tregues i inteligjencës, kreativitetit dhe intuitës artistike. Talenti në artet mund t’ju sigurojë të ardhura, famë dhe sukses. Gjithashtu ky nishan është shenjë e fatit për një jetë të begatë, që mund t’ju vijë nëse ndiqni zemrën, jo teoritë për një jetë më të mirë. Suksesi është juaji; por duhet të tregoheni të guximshëm.
Nishani poshtë vetullës
Zakonisht, njerëzit që kanë një nishan poshtë vetullës janë pre e debateve të shumta me familjen, çka mund të ndikojë tek puna dhe motivimi juaj. Këshilla për ju është të paqtoni papajtueshmëritë me të afërmit, nëse doni të jeni të qetë e të ecni përpara.
Nishani në mes të kurrizit të hundës
Ky nuk është një pozicion i mirë për një nishan. është tregues i një paqëndrueshmërie financiare, dhe një paaftësie për të menaxhuar shpenzimet. Mund të jeni i prirur ndaj lojërave të fatit; e keni të vështirë të ndaloni veten. Gjithashtu, mund të tregojë një prirje për të flirtuar me këdo, pavarësisht moshës apo gjinisë.
Nishani tek maja e hundës
Një nishan tek maja e hundës mund të jetë tregues i problemeve seksuale, dhe jo vetëm. është një nishan që sipas Almanakut Kinez nënkupton fat jo të mirë, ndaj këshillohet që ta hiqni, përndryshe do të hasni probleme të shumëllojshme.
Nishani sipër buzës
Nishani sipër buzës është tregues i një fati të shkëlqyer. Jeni shumicën e kohës i rrethuar nga familjarë dhe do të keni shumë fëmijë e nipër në të ardhmen. Keni mbështetjen e të afërmve dhe do të ndiheni të përmbushur si financiarisht, ashtu edhe shpirtërisht. Një të tillë kanë Madonna, Mesila Doda, Xhemi Shehu e Jona Spahiu.
Nishani në anë të hundës
Ky nishan shenjon një prirje për të rënë pre e sëmundjeve. është e këshillueshme që të hiqet, aq më tepër nëse është i madh, dhe me ngjyrë të errët. Një të tillë kanë Blake Lively dhe Elvira Diamanti.
Nishani në cep të buzës
Një nishan në cepin e buzës është tregues i një barazpeshe në jetë. Ju keni gjasat për të qenë jo vetëm i pasur, por edhe i njohur. Megjithëse do t’ju ofrohet mundësia për një jetë luksi, ju do të zgjidhni ngrohtësinë dhe dashurinë e familjes. Sidomos femrat me një nishan të tillë, janë zakonisht shumë tërheqëse dhe sharmante. Një të tillë ka Cindy Craëford.
Nishani poshtë syrit
Nëse keni një nishan poshtë syrit, kujdesuni për fëmijët tuaj; marrëdhënia me ta nuk do të jetë e mirë. Ata mund t’ju sjellin shqetësime. Nuk keni shumë në dorë për ta ndryshuar këtë, përveçse të përdorni siç duhet tolerancën.
Nishani poshtë buzës
Një nishan poshtë buzës sygjeron një dobësi ndaj ushqimit, që mund t’ju sjellë shumë probleme më vonë. Mund t’ju shkaktohen alergji nga ushqime të ndryshme ose thjesht, hani pa masë. Një të tillë kanë Mariah Carey dhe Rachel McAdams.
Nishani në mjekër
Jeni njerëz në lëvizje të vazhdueshme, dhe gjithmonë në përpjekie për të rinovuar shtëpinë tuaj. Ju pëlqejnë vendet dhe gjërat e reja. Nuk ju pëlqen të rrini shumë gjatë në një vend. Ajo që ju shijon më tepër janë udhëtimet dhe aventurat. Keni një sy shumë zhbirilues!
Nishani në buzë
Duhet të jeni të kujdesshëm me të ngrënët, gjithashtu sa i përket jetës suaj seksuale. Këto mund të jenë 2 problemet tuaja më të mëdha. Keni prirjen për probleme me peshën, që mund t’ju shkaktojnë depresion. Ju e dashuroni romancën, ndonjëherë me më shumë se 1 njeri, por duke qenë se keni një moral të lartë, ndiheni në faj dhe kjo ju jep shumë stres.
Nishani në faqe
Do të bëheni një njeri i rëndësishëm në shoqëri. Jeni mjaft aktiv në sferën sociale dhe një folës i shkëlqyer. Mund të bëheni mëndjemëdhenj për shkak të suksesit tuaj, çka mund t’ju dëmtojë emrin tuaj. Kjo do t’ju ndikojë thellë, sepse zhyteni në vetëbesimin tuaj pa marrë parasysh çfarë mund të mendojnë të tjerët për ju. Një të tillë ka Roberto De Niro dhe Natalie Portman.
Nishani në ballë
Ju jeni një njeri kurdoherë në lëvizje. Nëse ju vjen një mundësi jashtë vendit, duhet të bëni kujdes nëse ju duhet të kaloni oqeanin, pasi ky nishan sygjeron të qëndroni në shtëpi. Një të tillë ka Soni Malaj.
Nishani në anë të syrit
Keni fat me paratë dhe shumë miq të mirë; ky është një nishan fatsjellës. Dobësia juaj është se bini lehtësisht pre e joshjeve të seksit të kundërt. Kjo mund t’ju prishë punë në jetë, kështu që mbajeni veten nën kontroll!
Nishani në fillim të kurrizit të hundës
Ky nishan mund t’ju sjellë shumë fat, ose aspak fat. është një tregues se jeni paracaktuar për ekstremet: ose shumë të suksesshëm, ose fatkeqë. Keni një kreativitet të lartë dhe jeni mjaft inteligjentë, por talentet tuaja mund të përdoren edhe për keq. Nuk mund të kapet njeri me ju; nuk harroni asgjë lehtësisht. Njerëzit që kanë një nishan në këtë pjesë të fytyrës mund të hyjnë në histori ose si heronj, ose si tiranë.
Nishani poshtë mollëzës
Ky është një nishan i mirë, që sygjeron shumë ushqim e pije gjatë gjithë jetës; do t’i keni dhe do t’i shijoni shumë. Gjithashtu, parashikon shumë famë dhe vlerësime. Një të tillë ka Marilyn Monroe.
Nishani në cep të vetullës
Jeta juaj është e lumtur dhe gjërat shkojnë vaj për ju. Mund të bëheni një yll sporti nëse jeni të lindur me këtë pasion. Sidoqoftë, ky nishan shenjon një njeri të pushtetshëm dhe autoritarë.
Nishani në vesh
Jeni shumë inteligjentë, në teori dhe në praktikë. Keni një instikt të lartë mbijetese, çka do t’ju sigurojë një jetë të gjatë dhe plot vlerë. Do të jeni aktivë deri në një moshë të vonë, të rrethuar deri në fund nga miqtë dhe familja.
Nishani pranë nofullës
Do të keni famë dhe pasuri në një moshë të re, dhe ju këshillohet që në këtë moshë të mendoni për të ardhmen e largët, pasi jeta juaj vështirësohet me kalimin e kohës.
Nishani në anë të mjekrës
Do të keni prosperitet dhe do të jeni të vlerësuar, por kujdes me teprimet. Ruani tradicionalitetin në mënyrën e të sjellurit dhe do të keni një jetë të gjatë e produktive.