Këpucë ortopedike apo taka për t’u dukur elegante? Ja çfarë thonë specialistët - AlpeGossip
Këpucë ortopedike apo taka për t’u dukur elegante? Ja çfarë thonë specialistët

Këpucë ortopedike apo taka për t’u dukur elegante? Ja çfarë thonë specialistët

Kush nuk e dashuron elegancën e këmbëve mbi taka? Fatkeqësisht, të gjithë e dimë se sa dëm mund të sjellin ato jo vetëm në këmbë, por edhe shpinës dhe pjesës tjetër të trupit. Në vend që të vuajnë për t’u dukur fashion, shumë femra gjejnë rehat te këpucët ortopedike, të cilat ofrojnë të njëjtën lartësi me takat, por me më shumë komoditet. Por a janë në të vërtetë ato më të mira se takat për këmbët, shpinën dhe trupin? Përgjigjen dy ekspertë:

“Ideja se “çdo lloj take është e keqe” është një mit urban”,- thotë Dr. James Amis, një kirurg ortopedik në Cincinnati, (Ohio). “Ortopediket, në fakt, mund të të relaksojnë më shumë muskujt e këmbëve, duke bërë të mundur uljen e tensionit në shputën e këmbës. Në shumicën e rasteve, pacientët e mi përjetojnë një lehtësim afatshkurtër të dhimbjes së muskujve dhe kuçeve të këmbës, kur veshin këpucë ortopedike pas atyre me taka”, – thotë  Dr. Amis.

Dan Cerone, trajner në NYC, me Master në anatominë e njeriut (duke përfshirë edhe fiziologjinë dhe stërvitjen), bie dakord me mendimin se këpucët ortopedike janë më të mira për femrat, vetëm me një kusht: “Ortopediket janë më të mira për dhimbjet e shpinës kur krahasohen me takat e larta, sepse ato kanë një bazë më të madhe mbështetjeje dhe në përgjithësi, nuk janë aq të larta sa ç’mund të jenë takat”, – thotë ai. “Problemi i takave është se ato kanë një bazë mbështetjeje shumë më të ngushtë dhe, kur janë shumë të larta, bëjnë që pesha e trupit të shkojë gjithmonë para. Për të kompensuar këtë, shpinës i duhet të sforcohet për të mbajtur gjithmonë ekuilibrin e trupit. Kështu, dhimbja shkon mbrapa. Jo se me këpucët ortopedike nuk ka dhimbje shpine, por meqë baza e mbështetjes së tyre është më e madhe, ato e shpërndajnë peshën e trupit para dhe pas dhe nuk janë aq të larta sa për ta kthyer në dhimbje shqetësimin.”

Kështu, të dy ekspertët pajtohen me mendimin se këpucët ortopedike janë më të rehatshme dhe e shpjegojnë këtë në mënyrë shkencore. Por ata këshillojnë që edhe kur të vishni këpucë me taka, sigurohuni që baza e tyre të ketë diametër sa më të gjerë, pavarësisht sa të holla apo të trasha mund të jenë. Sa më të sigurt ta kenë mbështetjen, aq më të sigurta dhe më të rehatshme mund të jenë ato. Po ashtu, Jamis dhe Cerone këshillojnë që të tregohet kujdes edhe me lartësinë e takave, që ndonjëherë i kalon të gjitha limitet.