KUJDES! Këto detaje të thjeshta në pamjen tuaj ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë – AlpeGossip
KUJDES! Këto detaje të thjeshta në pamjen tuaj ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë

KUJDES! Këto detaje të thjeshta në pamjen tuaj ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë

Ikona e famshme e modës Coco Chanel dikur tha: “Asgjë nuk e bën një grua të duket më e vjetër se sa shtrenjtësia dhe komplikimet.” Ky citim ka një rëndësi të veçantë edhe në ditët e sotme, pasi aksesorët e thjeshtë janë trend. Bright Side ka renditur disa gjëra që e bëjnë një femër të duket shumë më të vjetër se sa është.

Stilimi i flokëve në mënyrë perfekte

12 detaje të modës që mund t'ju bëjnë të dukeni më të moshuar

Stilimi përfekt dhe me shumë llak mund t’ju kthejnë pas në vitet ’80 dhe ’90. Sot, gratë përdorin metoda më progresive kur bëhet fjalë për flokët. Është më mirë të dukeni me flokët origjinalë, pasi ju bën të dukeni më natyrale.

Flokë shumë të errët ose flokë bjondë shumë të verdhë

12 detaje të modës që mund t'ju bëjnë të dukeni më të moshuar

Flokët tepër të errëta mund të krijojnë një lloj hijezimi rreth fytyrës që do të nxjerrë në pah ndryshimet e lidhura me moshën. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat e verdhë: ato i bëjnë flokët të duken të djegura dhe të çrregullta.

Këpucë dhe aksesorë prej lustrafine

12 detaje të modës që mund t'ju bëjnë të dukeni më të moshuar

Elementë të tillë që reflektojnë dritën ju kthejnë në të kaluarën për sa i përket bukurisë. Materiali trend për këpucët në ditët e sotme është kamoshi.

Bizhuteri të lira

12 detaje të modës që mund t'ju bëjnë të dukeni më të moshuar

Vathët plastike, unazat, gjerdanët dhe pjesët me shumë ngjyra duken bukur tek adoleshentët, por është një ide e keqe për gratë më të mëdha në moshë. Aksesorë të tillë i bëjnë gratë të duken më të moshuara.

Një stil shumë konservator

12 detaje të modës që mund t'ju bëjnë të dukeni më të moshuar

Të jesh konservator është një ide e mirë për një event serioz. Por në përditshmëri, duhet të eksperimentoni, për shembull vishni pantallona klasike me atlete. Nuk ka nevojë të ndiqni standardet e modës nëse nuk doni të dukeni si të tjerët.