Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, është kapur së fundmi nga paparaci, teksa shëtiste në rrugët e Hollywood-it. 26-vjeçarja shfaqet e veshur plot stil dhe e gjitha në ngjyrë të verdhë.
Ndërkohë në sy bie edhe thjeshtësia e saj, pasi Dua shfaqet pa pikë makijazhi në fytyrë. Ajo u pa e buzëqeshur teksa uli syzet kur u fotografua nga paparacët e ndodhur pranë saj.
Ndërkohë kostumi i Duas përbëhej nga një xhaketë, pantallona të gjera dhe një mini bluzë të së njëjtës ngjyrë që i rrinte e ngjitur pas trupi. Veshjen sportive e kishte kombinuar me një palë atlete.