NGA 53 VJEÇ NË 23/ Shkencëtarët rinovojnë qelizat e lëkurës – AlpeGossip
NGA 53 VJEÇ NË 23/ Shkencëtarët rinovojnë qelizat e lëkurës

NGA 53 VJEÇ NË 23/ Shkencëtarët rinovojnë qelizat e lëkurës

Studiuesit kanë rinovuar qelizat e lëkurës së një gruaje 53-vjeçare duke i bërë të njëjta me ato të një 23-vjeçareje.

Shkencëtarët në Cambridge besojnë se mund të bëjnë të njëjtën gjë me indet e tjera në trup duke pasur si qëllim kryesor krijimin e trajtimeve për sëmundjet që lidhen me moshën, si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe çrregullime të tjera neurologjike.

Drejtuesi i ekipit, Prof. Wolf Reik nga Instituti Babraham në Cambridge, tha për BBC se ai shpresonte që teknika mund të përdoret për t’i bërë njerëzit më të shëndetshëm për më gjatë. Teknologjia e përdorur është bazuar te teknikat e përdorura për të krijuar delen e klonuar Dolly, 25 vjet më parë. Dolly ishte gjitari i parë i klonuar.

Nga 53 vjeç në 23: Shkencëtarët rinovojnë qelizat e

Qëllimi i ekipit nuk ishte të krijonte klone delesh apo njerëzish, por të përdorte teknikën për të krijuar të ashtuquajturat qeliza burimore embrionale njerëzore me shpresën se mund të rriteshin në inde specifike, si muskujt, kërc dhe qelizat nervore për të zëvendësuar pjesët e konsumuara të trupit.

Teknika nuk mund të përdoret menjëherë nëpër klinika, sepse metoda rrit rrezikun e kancerit, por Prof. Reik ishte i bindur se tani që dihet se është e mundur të rinovohen qelizat, ekipi i tij mund të gjejë një metodë tjetër më të sigurt.

Hapi tjetër është të shihet nëse teknologjia do të funksionojë në inde të tjera si muskujt, mëlçia dhe qelizat e gjakut. “Qëllimi afatgjatë është të zgjatet jetëgjatësia e shëndetit të njeriut, në vend të jetëgjatësisë, në mënyrë që njerëzit të mund të plaken në një mënyrë më të shëndetshme,” tha ai.