Megjithëse mund të keni dhimbje koke dhe tharje goje, seksi në mëngjes mund të jetë zgjidhja e problemeve tuaja, transmeton lajmi.net.
Sipas shkencës, marrëdhëniet seksuale mund të shërojnë simptomat që shkaktohen pas konsumimit të alkoolit.
Kjo ndodh për shkak se seksi e përmbyt trupin me endorfina, hormonet që veprojnë si qetësues dhe prodhojnë neurokemikale.
Për meshkujt, gjithashtu seksi në mëngjes mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës dhe të përmirësojë sistemin imunitar.
Studiuesit më herët gjithashtu zbuluan se seksi është përgjigja për një gjumë më kualitativ gjatë natës.