“NUK JAM PA GJË”/ Ingrit Gjoni na bëri kurioz me batutën e fundit – AlpeGossip
“NUK JAM PA GJË”/ Ingrit Gjoni na bëri kurioz me batutën e fundit

“NUK JAM PA GJË”/ Ingrit Gjoni na bëri kurioz me batutën e fundit

Ingrit Gjoni mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe këngët e saj vazhdojnë të jenë hite, mirëpo prej vitesh jetën private po e ruan hermetike. E ftuar në “Zonë e lirë”, pas kaq shumë kohësh, Ingriti deklaroi se është aktualisht në një lidhje.

“U bë një kohë e gjatë që nuk përflitesh për asnjë lidhje. Pse po ndodh kjo gjë? Apo ngaqë tani e sheh veten vetëm si mami i Paridit?”, e pyeti Çani. “E shoh veten si mami i Paridit, por kjo nuk do të thotë se jam pa gjë. Tani jam në fazat që po bëj lekë dhe nuk po e vras mendjen për këtë gjë”, u përgjigj Ingriti.