NUK TË JEP ASNJË KAFE/ Kjo është shenja e horoskopit që i ruan lekët si sytë e ballit – AlpeGossip
NUK TË JEP ASNJË KAFE/ Kjo është shenja e horoskopit që i ruan lekët si sytë e ballit

NUK TË JEP ASNJË KAFE/ Kjo është shenja e horoskopit që i ruan lekët si sytë e ballit

Sa herë e keni dëgjuar nga prindërit, kryesisht nga mamaja shprehjen ”I bëre lekët rrush e kumbulla, si nuk kursen një çikë” ! 1, 10 apo qindra herë ? Mesa duket kjo këshillë është refreni i përbashkët i shumicës së prindërve shqiptarë. Të kursesh dhe të vësh diçka mënjanë në rast emergjence nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos kur kalon para një dyqani dhe sheh këpucët e tua të preferuara apo një fustan të ri në vitrinë. Por shenja e mëposhtme jo vetëm që kursen, por as nuk të ofron një kafe nga frika se mos ia shpenzojnë të tjerët.

SHIGJETARI: Shigjetarët janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër apo makinë llogaritëse pasi kanë gjithçka të programuar në kokë. U pëlqen jeta e mirë, të ushqehen mirë, të udhëtojnë, por njëkohësisht janë shumë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin trokë.

Punojnë fort dhe mendojnë edhe për ditët e vështira. Motoja e një Shigjetari është “ puno fort, për të gëzuar në të ardhmen”. Për ta kursimi nuk është thjesht heqje dorë nga ndonjë kënaqësi e momentit, por një investim i mirë për të ardhmen.