Përveçse kunetër, Lori Hoxha dhe Ledion Liço prej kohësh kanë dëshmuar se me njëri-tjetrin kanë edhe miqësi shumë të mirë.
Por përveçse në rrjetet sociale, duket se së shpejti dyshen e famshme do ta shohim edhe në ekran.
Këtë e ka bërë të ditur së fundmi vetë Lori e cila nëpërmjet postimeve në Instagram, ka lajmëruar se mbrëmjen e së dielës, në ekranin e “Top Channel” do të transmetohet “Oscars On Top”, një emision për komentimin e ceremonisë të ndarjes së Çmimeve Oscar.
Por përveç Ledionit, në studio do të jetë edhe vetë Lori. “Do të jem edhe unë!”-ka shkruar ajo në postimin në fjalë.