Propozim i çmendur, mes krokodilëve: Për pak desh shkoi tmerrësisht keq! (FOTO) – AlpeGossip
Propozim i çmendur, mes krokodilëve: Për pak desh shkoi tmerrësisht keq! (FOTO)

Propozim i çmendur, mes krokodilëve: Për pak desh shkoi tmerrësisht keq! (FOTO)

Dikush e çoi propozimin në një tjetër nivel, në më të rrezikshmin të mundshëm. Adhuruesi i kafshëve, Michael Beltrami nga Melbourne i propozoi të dashurës, Katie Johnston në një rezervuar të rrethuar nga dy krokodilë gjigandë.

Për pak, e gjitha rrezikoi të shkonte si mos më keq (jo s’ka lidhje me krokodilët): 33- vjeçari desh humbi unazën e fejesës.

 

Beltrami e kishte fshehur unazën në xhep dhe e kishte lidhur me spango.

“E pashë spangon në ujë dhe më hyri paniku. Ishte zgjidhur dhe unaza nuk dukej pranë saj. Shyqyr Zotit [unaza] ishte akoma në cep të xhepit.”

 

Kështu ai u ul në gjunjë dhe e pyeti Katie- n nëse dëshironte të martohej me të. Përgjigjja s’mund të ishte ndryshe veçse: PO!