Renato Mekolli i rikthehet televizionit/ Ja ekrani ku do ta shohim (FOTO) – AlpeGossip
Renato Mekolli i rikthehet televizionit/ Ja ekrani ku do ta shohim (FOTO)

Renato Mekolli i rikthehet televizionit/ Ja ekrani ku do ta shohim (FOTO)

Renato Mekolli na ka treguar gjithmonë se përveçse kuzhinës që është profesioni dhe pasioni i tij më i madh, po aq shumë e dashuron edhe kamerën dhe televizionin. Ai është një ndër shefat e kuzhinës më karizmatik, që e bën për vete publikun me recetat e tij të shijshme, por edhe me batutat plot humor.

Pas një shkëputje nga bota e televizionit, duke qenë se iu përkushtua biznesit të tij, “revistawho.com” ka mësuar se Renato do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”.

Sipas këtyre burimeve Renato është parë në zyrat e televizionit kombëtar “Top Channel”, nga ku thuhet se së shpejti do të rikthehet me një show të ri televiziv, por që ende nuk bëhen të ditura detajet.

Me sa duket Renato ka vendosur të rikthehet në ekranin ku u bë i njohur për të gjithë nëpërmjet programit “Masterchef Albania”. Gjithsesi na mbetet të presim nisjen e sezonit të ri televiziv për të zbuluar më shumë detaje.