Sa kohë ju duhet për këtë grim natyral të Elvanës? Përgjigjjen e jep… – AlpeGossip
Sa kohë ju duhet për këtë grim natyral të Elvanës? Përgjigjjen e jep…

Sa kohë ju duhet për këtë grim natyral të Elvanës? Përgjigjjen e jep…

Elvana Gjata në dokumentarin e saj të parë dhe promovimin e albumit EP “3” u shfaq me një grim minimalist, në dukje pa shumë mundime, por që e tregonte shumë të freskët dhe natyrale këngëtaren.

Pas shfaqjes së dokumentarit, edhe grimi u përfol shumë për faktin që ishte i thjeshtë, por njëkohësisht i duhuri për një ambjent të tillë; intim, elegant dhe shumë chic.

Sellma, grimierja nga Kosova që realizoi grimin e famshëm, ka ndarë me ndjekësit gjithë “peripecinë” e një pune të tillë.

“[Për] Pyetjet, mesazhet tuaja sesa kohë na mori realizimi i këtij grimi, përgjigjja është hiç më pak se 65 minuta (pastërtia merr kohë)”, ka thënë ajo në Insta Story.

Pra, edhe thjeshtësia do punën e saj, sepse jo më kot konsiderohet si shkalla më e lartë e perfeksionit. Nëse keni në plan ta realizoni, kini parasysh që do ju duhet goxha kohë, por të paktën rezultati do ia vlejë.