Truproja e princeshës saudite e rreh keq një zejtar në Paris/Ajo e detyron që të… – AlpeGossip
Truproja e princeshës saudite e rreh keq një zejtar në Paris/Ajo e detyron që të…

Truproja e princeshës saudite e rreh keq një zejtar në Paris/Ajo e detyron që të…

Truproja e princeshës saudite e rreh keq një zejtar në Paris, ndërsa ajo e detyron që të përkulet dhe t’ia puthë këpucët!
Në Francë është lëshuar fletarresti për motrën e princit trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman, e cila i kishte urdhëruar rojës së vet që ta rrahë një mjeshtër në Paris, lajmërojnë mediet disa javë para arritjes së paraparë të princit në Paris.

Fletarrestin për Hussa bint Salman, motrën e princit, e ka lëshuar në fund të dhjetorit gjykatësi hetuesi i Parisit, ka theksuar një burim i afërt me këtë lëndë dhe ka konfirmuar informatën e të përjavshmes Le Point.

Princi trashëgimtar Mohamed bin Salman duhet ta vizitojë Francën me datën ende të pa definuar, me gjasë gjatë prillit.
Princi është përkrahës i Islamit të moderuar, tolerant dhe të hapur. Ai tashmë dy vite po e zbaton politikën e reformave drastike në planin ekonomik dhe social të cilat e kanë tronditur zakonet e mbretërisë ultra konservative saudite, përkujton Insajderi.com.

Princi në deklaratën e vet të publikuar të enjten ka theksuar se Arabia Saudite do të pajiset me armë bërthamore nëse me të pajiset kundërshtari i tyre Irani.
Hussa bint Salman është e dyshuar se në shtator të vitit 2016 i ka urdhëruar truprojës së saj që ta rrahë mjeshtrin i cili kishte ardhur në banesë të saj në Avenue Foch për të kryer punët e renovimit. Ai e kishte fotografuar hapësirën në të cilën ishte dashur t’i kryej punët, ndërsa princesha e kishte akuzuar se dëshiron t’i shesë fotografitë medieve.