10 VITE MË TË RINJ/ Norën dhe Robertin nuk keni për t'i njohur në këtë foto - AlpeGossip
10 VITE MË TË RINJ/ Norën dhe Robertin nuk keni për t’i njohur në këtë foto

10 VITE MË TË RINJ/ Norën dhe Robertin nuk keni për t’i njohur në këtë foto

Së fundmi, po bën xhiron e rrjetit sfida më e re e publikimit në Instagram të fotove të vjetra të 10 viteve më parë, për të treguar ndryshimet e pësuara gjatë një dekade.
Të shumtë ishin personazhet publikë që iu bashkuan kësaj sfide, disa prej të cilëve i lanë gojëhapur njerëzit me ndryshimin e të tjerë treguan se s’kishin ndryshuar aspak. Këngëtarja Nora Istrefi ishte një prej personazheve publikë që e pranoi këtë sfidë, duke publikuar një foto të vjetër me Robertin.

Ajo shfaqet krah partnerit të saj teksa ai e puth në ballë dhe me siguri askush s’e ka njohur çiftin në pamje të parë, pasi ndryshimi i tyre ndër vite është i dukshëm.