90 vite nga shpallja e Shqipërisë mbretëri/ Elia Zaharia publikon pamjet e rralla (VIDEO) – AlpeGossip
90 vite nga shpallja e Shqipërisë mbretëri/ Elia Zaharia publikon pamjet e rralla (VIDEO)

90 vite nga shpallja e Shqipërisë mbretëri/ Elia Zaharia publikon pamjet e rralla (VIDEO)

Aktorja e njohur, njëkohësisht bashkëshortja e pasardhësit të mbretit të parë e të vetëm shqiptar Elia Zaharia Zogu, ka ndarë me të gjithë disa momente të veçanta nga shpallja e Shqipërisë Mbretëri. “Si sot para 90 vitesh, Shqipëria u shpall Mbretëri! Këto filmime të rralla po i ndaj me ju në kujtim të asaj periudhe të historisë së vendit tonë”, -ka shkruar Elia.

Pavarësisht faktit se statusi i vendit tonë si mbretëri zgjati pak, ajo kohë mbahet mend si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Filmimet që janë publikuar sot janë ndër të paktat të ruajtura, nga koha e Mbretërisë. Kujtojmë se Elia Zaharia u martua me Princ Leka Zogu 2 në vitin 2016, duke u bërë kështu pjesë e familjes mbretërore shqiptare. Dasma e tyre zuri faqet e para të mediave shqiptare dhe ndërkombëtare dhe ishte e denjë për t’u quajtur një dasmë mbretërore.