NDAHET NGA JETA BASHKËTHEMELUESI I “BENETTON”/ Nuk e fitoi dot “betejën” me sëmundjen – AlpeGossip
NDAHET NGA JETA BASHKËTHEMELUESI I “BENETTON”/ Nuk e fitoi dot “betejën” me sëmundjen

NDAHET NGA JETA BASHKËTHEMELUESI I “BENETTON”/ Nuk e fitoi dot “betejën” me sëmundjen

Gilberto Benetton, bashkë-themeluesi i firmës së famshme të rrobave Benetton, ka vdekur në moshën 77-vjeçare nga një sëmundje.

Ai, së bashku me vëllezërit Luciano dhe Carlo si edhe motrën Giuliana, themeluan United Colors of Benetton në Itali në vitet 1960.

Familja është një nga më të fuqishmit në Itali, që merret me ndërtim, transport dhe prodhim ushqimesh.

Gilberto diversifikoi kompaninë nga një biznes veshjesh duke e rritur në një gjigand që nxjerr miliarda euro fitim.

Ai ka qenë ish-kreu i kompanisë Edizione, që kontrollon grupin më të madh të infrastrukturës në Itali, Atlantia.

Një njësi e Atlantia operonte urën në Genoa që u rrëzua në gusht, duke shkaktuar vdekjen e 43 njerëzve.

Benettons gjithashtu kontrollojnë Autogrill dhe aeroportet e Romës.

Veshmbathjet me ngjyra të ndezura të zinxhirit të veshjes Benetton u konsideruan më elegantet në vitet 1980 dhe 1990 dhe reklamat e saj tërheqëse e mbanin në qendër të vëmendjes.