MAKE UP-I NË PALESTËR/ Ja pse nuk duhet ta vini kurrë – AlpeGossip
MAKE UP-I NË PALESTËR/ Ja pse nuk duhet ta vini kurrë

MAKE UP-I NË PALESTËR/ Ja pse nuk duhet ta vini kurrë

Është vërtet tunduese të vëmë pak makeup në palestër. E fillojmë me pak, aty ku ka një puçër të vogël, pak rreth syve sa për tu dukur më e freskët. Fundja sa do na dëmtojë kaq pak? Mos e bëni, sepse ju dëmton shumë lëkurën.

Nëse nuk është një produkt i krijuar enkas për tu kujdesur për lëkurën tuaj asgjë tjetër nuk duhet të vini në lëkurë nëse po shkoni të stërviteni. Makeup është ndërtuar për të qëndruar mbi lëkurën tuaj, si të ishte një maskë, sa për të rregulluar paraqitjen.

Ndërsa kur bëni ushtrime ju djersini dhe nxeheni, dhe kur lëkura ngrohet ka aftësinë të thithë më shumë çfarëdo gjëje që ndodhet mbi të.

Pra do thithë më shumë dhe më shpejt makeup-in tuaj. Kjo do çojë në një bllokim të madh të poreve.

E kur një lëkurë është e bllokuar nuk është kurrë një lajm i mirë. Pra ndërsa stërvitesh për të pasur një trup të mirë, gjë që mund ta arrish me punë dhe vullnet, do arrish edhe një efekt të kundërt në lëkurën e fytyrës. Plakje dhe humbje të elasticitetit të saj.

 

Nëse vendos makeup në palestër po humbet çdo ditë pak nga freskia aq shumë e dëshiruar për lëkurën tënde.