Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira është revoltuar ashpër, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur. Ajo ishte një nga banoret më të komentuara të “Big Brother VIP Albania”, e cila arriti të shkojë deri në finalen e madhe.
Por duket se gjithçka nuk ka mbaruar me lojën. Përmes një postimi në Instagram, Enxhel ka reaguar shumë shumë e revoltuar por mbetet e paqartë se kujt i drejtohet.
“Për të qeshur fakti që ca njerëz mirë që s’din të lexojnë por as nuk kuptojnë kur flet dhe thjesht replikojnë si të verbër prej bindjeve të tyre absurde!!
Ku mbeti logjika?
Ehh!! Ishin kohë të arta kur ekzistonte dhe ajo mes nesh…
Unë nuk gjykoj askënd si e bën jetën e vet, s’e kam bërë kurrë… përkundrazi
Nuk dihet nëse ky reagim i saj, mund të lidhet me një nga deklaratat e dhëna nga vetë ajo për Donaldin dhe trekëndëshin e dashurisë të krijuar në shtëpinë e famshme./abcnews.al