PËRLOTI TË VËLLAIN/ Gjiko i dhuron makinën superluksoze për ditëlindjen (FOTO) – AlpeGossip
PËRLOTI TË VËLLAIN/ Gjiko i dhuron makinën superluksoze për ditëlindjen (FOTO)

PËRLOTI TË VËLLAIN/ Gjiko i dhuron makinën superluksoze për ditëlindjen (FOTO)

Çfarë dëshiron të të dhurojnë për ditëlindje? Okej, të gjithë kemi një listë të gjatë me gjërat që na duhen ose thjesht pranojmë para kesh.

Por surpriza që i bëri Gjiko të vëllait, Arbër Gjikolli, la pa fjalë jo vetëm atë, por të gjithë ne.

Reperi ndau me ndjekësit e tij në Instagram-in e tij të gjithë momentin e surprizës, e cila bëri të lotonte producentin dhe tekstshkruesin.

Fillimisht Gjiko tregon se merr makinën “BMW M4 competition 2018” ngjyrë blu me 0 kilometrazh, e cila është dhe dhurata.

Më pas gjatë udhëtimit reperi uron të vëllain, drejt të cilit është nisur për t’i dorëzuar çelësat.

Në momentin që arrijnë te vendi ku ndodhej Arbëri me shokët, i mbyllin sytë me një copë, për ta çuar surprizën deri në fund.

Bashkë me miqtë, djali i ditëlindjes nxirret jashtë ku e pret dhurata luksoze.

Pasi nuk i besoi syve, Arbër Gjikolli u emocionua dhe nuk i mbajti dot lotët.

Kush nuk do të donte një dhuratë të tillë, por duhet të keni një vëlla si Gjiko!