“SHYQYR QË KANË ARDHUR KËTO KOHË”/ Miss-i shqiptar pranon operacionet plastike – AlpeGossip
“SHYQYR QË KANË ARDHUR KËTO KOHË”/ Miss-i shqiptar pranon operacionet plastike

“SHYQYR QË KANË ARDHUR KËTO KOHË”/ Miss-i shqiptar pranon operacionet plastike

Janë të rralla personazhet shqiptare të ekranit që flasin hapur për operacionet plastike dhe një ndër to është Suada Sherifi. Ish-Miss Shqipëria ka deklaruar se ajo ka bërë ndërhyrje dhe nuk është penduar.

Ishte pyetja e një fansi që e nxiti Suadën të fliste publikisht për këtë pjesë duke u shprehur se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe.

“Unë bëj ça të dua për sa kohë ndihem mirë me veten. Dhe shyqyr që na kanë ardhur këto kohë. S’do rri të bëj si nëna natyrë këtu. Por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë se s’kam pas nevojë. Por as jam penduar për çfarë kamë bërë”, ka shkruar Suada.