AVOKATJA ITALIANE PROMOVON ROMANIN NË TIRANË/ Hornby: Drejtësia është gjëja më e rëndësishme në botë - AlpeGossip
AVOKATJA ITALIANE PROMOVON ROMANIN NË TIRANË/ Hornby: Drejtësia është gjëja më e rëndësishme në botë

AVOKATJA ITALIANE PROMOVON ROMANIN NË TIRANË/ Hornby: Drejtësia është gjëja më e rëndësishme në botë

Shkrimtarja italiane Simonetta Angello Hornby promovoi librin “Kafe e hidhur”në Tiranë. Hornby teksa përshkruan për studentët dhe gjimnazistët eksperiencën e saj si shkrimtare, ndalet edhe tek profesioni i saj, të qenit avokate. Sipas saj, drejtësia është gjëja më e rëndësishme në botë.

 

Libri “Kafe e hidhur” i shkrimtares italiane  Simonetta Angello Hornby u promovua në Qendrën për Hapje edhe Dialog. Në qendër të romanit është figura e femrës italiane në shekullin XX. Zbërthimi i saj vjen nëpërmjet një historie dashurie, mes një djali të pasur rreth të 30-atat dhe një vajzë adoleshente,  e cila vjen nga një shtresë e varfër socialiste. Ngjarjet marrin tjetër rrjedhë kur vajza gjendet mes dy dashurive, asaj të mikut dhe asaj të bashkëshortit të saj. Janë 20 vite sekrete, zhgënjime dhe dashuri. Arlinda Dudaj i konsideron më rëndësi botimin e këtij libri në gjuhën shqipe, jo vetëm sepse autorja botohet për herë të parë, por edhe sepse  publiku shqiptar ka mundësinë që të njihet edhe më shumë me figurën femërore të Sicilisë në shekullin XIX.

Për të ndalur më shumë tek vlerat e romanit, përkthyesja Diana Kastrati  shprehet se: “Kam pasur librin vetëm dy ditë më parë, është volimunoz edhe kërkon një vëmendje të veçantë, sepse qoftë për stilin narrativ, por edhe për personazhet. Unë do të doja që mbi të gjitha që ta definoja romanin. Sipas meje ky botim sjell karakteristikat e një romani historik, duke përfshirë brenda një sagë familjare, por është edhe një roman lirik, sepse aty është dashuria dhe ndjenjat e forta”.

Shkrimtarja italiane rrëfen arsyen, se përse ka zgjedhur Jugun, Sicilinë që të jetë në qendër të romanit të saj.

 “Unë jam nga Sicilia. E lindur edhe e rritur në Sicili, e më pas në moshën 18 vjeçe shkova në Angli për të mësuar gjuhën. Atje unë u dashurova me një anglez. U martova në Palermo dhe në ditën e dasmës, kur isha e veshur në të bardha, im atë hyri në dhomën time. Ai nuk hynte asnjëherë në dhomën time. Edhe më tha: Nëse nuk do të martohesh, nuk ka problem. Ja them unë. Por, i thashë baba do të martohem. E që prej asaj kohe jetoj në Londër. U bëra avokate angleze dhe nuk kam dëshiruar kurrë që të bëhem shkrimtare. Unë jam një avokate për minorenet, edhe të drejtat e familjes. Kjo do të thotë që mbrojë të drejtat e klientëve të mi minorene edhe në gjykatë, edhe përse disa mund të kenë bërë krime të shëmtuara. Kam mësuar se drejtësia është gjëja më e rëndësishme në këtë botë, fetë shkojnë edhe vinë, etika ndryshon nga një ditë në tjetrën, por drejtësia është ajo që mbron të drejtën civile të qenieve njerëzore. Edhe besoj në drejtësi. Sot shkruaj libra, sepse më pëlqen edhe mendoj se është bukur që të shkruaj, por edhe sepse bëj para. Edhe në jetën time kam nevojë për para”, shprehet Simonetta Angello Hornby.

Shkrimtarja Simonetta Angello Hornby është autorja e shumë bestsellerëve. Ka lindur në Palermo të Italisë dhe jeton në Londër që nga 1972.