Zbuloni 7 mënyra që do të na bëjnë “të dalim jashtë” sa më shpejt që të mundemi – AlpeGossip
Zbuloni 7 mënyra që do të na bëjnë “të dalim jashtë” sa më shpejt që të mundemi

Zbuloni 7 mënyra që do të na bëjnë “të dalim jashtë” sa më shpejt që të mundemi

Le të tregohemi të sinqertë: Nga të gjitha problemet e tretjes, kapsllëku nuk gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë, por është ndër më të papëlqyeshmet.

Për fat të mirë, ka disa mënyra që mund t’i përshpejtoni gjërat, nëse dilni për një vrap në mëngjes apo do të bëni një udhëtim të gjatë me makinë.

Provoni një nga këto shtatë truket herën tjetër që ndiheni në këtë situatë:

1.Hani diçka me fibra.
Ushqimet e pasura me fibra, me përmbajtje të lartë të ujit, si karota, molla me lëkurë dhe avokado, janë të gjitha burime të shkëlqyera të fibrave, për të ndihmuar që gjërat të lëvizin organizmin tuaj kur ndodheni në këtë situatë të sikletshme.

2.Merrni një suplement me fibra,
Ju mund të merrni të njëjtin efekt nga një suplement me fibra, mund të zgjidhni një dozë ditore prej 6 deri në 9 gramë fibra.

3.Pini kafe – mundësisht të nxehtë.
Pijet e ngrohta në përgjithësi, veçanërisht një filxhan kafeje ose çaji i nxehtë, sidomos në mëngjes, mund të ndihmojnë që gjërat të lëvizin në organizimin tuaj. Por kafeja në veçanti është një domosdoshmëri për të gjithë ata që përpiqen që të dalin jashtë në mëngjes. Ndërsa, nxehtësia e kafesë mund të stimulojë lëvizjen, vetë kafeja dhe nivelet e larta të kafeinës janë gjithashtu të njohura për të stimuluar lëvizjen në zorrën e trashë. Nëse zgjidhni pije të ftohta nuk do të keni të njëjtin efekt.

4.Bëni pak ushtrime.
Keni qenë ndonjëherë në mes të një vrapimi kur patur nevojë të shkoni në tualet sa më parë të mundeni? Nuk jeni të vetmit! Kjo ndodh sepse ecja, vrapimi dhe ushtrimet mund të nxisin metabolizmin tuaj, gjë që rrit lëvizshmërinë e zorrëve.

5.Masazhoni zonën mes anusit dhe organit gjenital. Seriozisht!
Sipas një studimi të 2015-s, një teknikë e masazhit në zonën e njohur si perineum (lëkura që ndan organin gjenital nga anusi) me ndihmën e gishtit tregues, mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut, për shkak të presionit që gjendet në atë zonë.

6.Merrni një pastrues të lëngshëm.
Ata që përmbajnë Polyethylene glycol 3350 duhet të merren në doza të vogla, pasi mund të shkaktojnë diarre nëse kaloni masën.

7.Kosnultohuni dhe merrni medikament nga mjeku.
Nëse gjërat janë vërtetë keq dhe nuk ka funksionuar asnjëra prej mënyrave më lart, atëherë ka disa ilaçe që janë efektive. Por kujdes, sepse trupi juaj mund të mësohet me to dhe mund të vijë momenti që nuk do të mund të shkoni në tualet nëse nuk merrni dozën e duhur.