KËSHILLAT E DUHURA/ Kështu mund të kujdeseni për këpucët e lëkurës – AlpeGossip
KËSHILLAT E DUHURA/ Kështu mund të kujdeseni për këpucët e lëkurës

KËSHILLAT E DUHURA/ Kështu mund të kujdeseni për këpucët e lëkurës

Vetëm me një pjesë të vogël të produkteve, disa prej të cilave janë tashmë në shtëpinë tuaj, do të mund të kujdeseni siç duhet për to.
Ju nevojiten:
-Pëlhurë e butë
-Rrobe e lagur
-Sode buke
-Sapun –
-Zbutës lëkure
-Llak i papërshkueshëm nga uji
Hapi 1: Vlerësoni dëmtimin tuaj: Vlerësoni njollat e krijuara dhe se nga se janë krijuara si shiu, dëmtimi, kripa etj.
Hapi 2: Pastrimi: Pa marrë parasysh se si janë dëmtuar këpucët e rëndësishme është që ato ti pastroni sa të shkoni në shtëpi dhe të mos i lëni që papastërtitë të thahen në të.

Kjo do të parandalojë krijimin e njollave të reja. Njollat ekzistuese hiqni me pak uthull te bardhë dhe ujë me anë të një lecke të butë. Për papastërtinë e përgjithshme, përdorni një sapun dhe fshijini me një leckë të lagur.

Hapi 3: Lërini të thahen: Çizmet kanë nevojë të thahen plotësisht pas pastrimit.
Hapi 4: Heqja e njollave: Me një leckë të butë lyeni në ujë me sodë bukë dhe fërkoni lehtësisht njollat deri sa të zhduken plotësisht.
Hapi 5: Zbutësi i lëkurës: Në dyqane ekzistojnë zbutës për këpucët e lëkurës.
Hapi 6: Llaku mbrojtës: Kjo do të jetë një pengesë për të parandaluar pisllëqet të dëmtojnë këpucët.