VJESHTA DHE DIMRI/ Si ta ruani dhe trajtoni lëkurën tuaj – AlpeGossip
VJESHTA DHE DIMRI/ Si ta ruani dhe trajtoni lëkurën tuaj

VJESHTA DHE DIMRI/ Si ta ruani dhe trajtoni lëkurën tuaj

Meqenëse moti ka ndryshuar edhe lëkura juaj tenton të ndryshojë në varësi të tij. Në këtë kohë, janë shumë të dukshme për një pjesë të madhe të njerëzve, pasojat e faktorëve agresivë të tillë si era dhe i ftohti, që manifestohen me tharje të lëkurës, rrjepje, skuqje e mbindjeshmëri ndaj këtyre faktorëve. Këto dhe problematika të tjera kanë marrë shpjegim nga dermatologia, Dr. Migena Gega, në një intervistë.

Gjatë kësaj periudhe ju mund të kujdeseni maksimalisht për lëkurën tuaj, duke filluar që nga trajtimet e lehta me maska që mund t’i përdorni në kushte shtëpie, të kombinuara me procedura më te avancuara te cilat mund te kryhen nen kujdesin e mjekut specialist.

Gjeja e parë për të cilën duhet të keni shumë kujdes është mundësia e rrezikut për alergjizim që mund të keni nga secili prej përbërësve të maskës. Për të evituar çdo alergji të mundshme, është mirë që përpara se të aplikoni maskën në fytyrë, të aplikoni një sasi të vogël të maskës në pjesën e brendshme të krahut. Nëse vini re pas disa minutash që lëkura juaj po skuqet, po kruhet apo enjtet, është mire të evitoni këtë lloj maske.

Nëqoftëse po kërkoni diçka që të mbajë lëkurën tuaj të hidratuar dhe me shkëlqim këtë vjeshtë-dimër ja dy maska të shpejta që mund të përdoren në kushte shtëpie.

  • Maska me banane, sodë buke dhe mjaltë

Përbërësit: 1lugë mjaltë, 1/2 banane e shtypur, 1 lugë sode buke

Përgatitja: Përziejini të gjithë përbërësit dhe pastaj aplikojeni dhe mbajeni ne fytyre për  15 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm. Mund të procedoni me aplikimin e kremit ose serumit të darkës.

Kjo maskë është e mrekullueshme për ata që duan eksfoliacion dhe hidratim në të njëjtën kohe.

  • Maska me avokado, aloe vera dhe vaj ulliri

Përbërësit: 1/2 avokado e shtypur, 1 lugë vaj ulliri, 1lugë aloe vera

Përziejini përbërësit, por sigurohuni më parë që avokado të jetë e shtypur mirë. Mbajeni maskën 15 minuta pastaj shpëlajeni me ujë të vakët, të bollshëm. Mund të procedoni me aplikimin e kremit ose serumit të darkës.

Kjo është një maskë me veti shumë të mira hidratuese dhe anti-oskiduese. Avokadot njihen për efektet e tyre anti-oksiduese dhe vaji i ullirit është hidratues shumë i mirë gjithashtu ka efekt anti-age (kundër plakjes).

Microdermabrazioni

Është një procedurë shumë e përshtatshme për këtë periudhe, e cila tenton të eliminoje qelizat e vdekura që ndodhen në lëkurë, për t’i dhënë asaj me shumë shkëlqim. Microdermabrazioni përmirëson gjithashtu shenjat dhe njollat pas diellit, pas akneve dhe rrudhave fine.

Peeling kimik

Është trajtimi ideal në këtë periudhe të ftohtë dimri dhe me rrezatim të pakët.

Ai konsiston në aplikimin e acideve të ndryshme në lëkurë të cilat përzgjidhen nga profesionisti në përputhje me lëkurën tuaj. Ky lloj trajtimi shkakton eksfoliacion të lëkurës, duke minimizuar vijat dhe rrudhat fine, cikatricet, stimulon prodhimin e kolagenit dhe elastinës, përmirëson tonalitetin e lëkurës, teksturën dhe dukjen e saj.