Policia e Torontos ka publikuar një video tronditëse ku shihen tre persona duke qëlluar 30 herë me armë një këngëtar.
Jamal po shkonte me dy miq drejt makinës kur u sulmua nga tre persona.
Në pamjet e publikuara shihen të dyshuarit që plaçkisin 29-vjeçarin dhe miqtë e tij. Më pas ata nisen të largohen nga zona por kthehen duke hapur zjarr ndaj Jamal dhe e qëlluan me 30 plumba.
Ai u dërgua në spital me makinë ku iu nënshtrua operacioneve për ndalimin e gjakderdhjes.
Pas dy operacionesh, që zgjatën nga 15 orë secili, Jamal arriti ti mbijetojë plagëve të marra.
Mjekët mjekuan organet dhe venat e dëmtuara, gjithashtu hoqën shumicën e plumbave.
Këngëtari tani vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik.