Letra: Ajo eksitohej nga djemtë e verbër, si unë – AlpeGossip
Letra: Ajo eksitohej nga djemtë e verbër, si unë

Letra: Ajo eksitohej nga djemtë e verbër, si unë

“Unë jam një djalë i verbër, njëzetë e diçka vjeç. Disa vite më parë, nga kureshtja, iu bashkova një grupi për personat me aftësi të kufizuara dhe njoha një vajzë të këndshme dhe tërheqëse. Atë e eksitonin njerëzit e verbër dhe bënte vazhdimisht pyetje mbi si e shihja unë botën: si navigoja, si e konceptualizoja hapësirën dhe format. Rrjedhimisht, bisedat morën një kthesë seksuale dhe fillova t’i dërgoja disa foto – unë me bastun në dorë ose unë teksa lexoja brail. Asaj i pëlqenin ato që s’ishin në fokus, fakti që unë s’i dalloja, e eksitonte.

Me kalimin e kohës, u takuam. Ajo donte të shihte si lëvizja, gatuaja dhe pastroja. Mund të tingëllojë përulëse, por s’ishte. Ajo tregoi vetëm respekt dhe kureshtje, s’i përçmoi kurrë mënyrën si i bëja unë gjërat, s’më bëri kurrë të ndihesha i vogël. Rastësisht, mënyra si e shihja unë botën dhe zgjidhja problemet, e eksitonte. Madje, një herë më pyeti nëse doja që ‘t’i prekja fytyrën’, meqë të verbërit në televizor e bënin shpesh (një stereotip i gabuar). Në fund, mosha, distanca dhe rrethanat na ndanë, por e kujtoj kohën që kaluam bashkë me shumë dashuri. Sot e kësaj dite, është e vetmja vajzë që shihte me të cilën kam qenë.

Shumë persona me aftësi të kufizuara përjetojnë ndodhi të pakëndshme me të tjerë jashteë komunitetit. Nuk janë të rrallë djemtë që u shkruajnë vajzave të verbra në rrjete sociale dhe i pyesin mbi paaftësinë e tyre. Të keni një fetish mbi njerëzit me aftësi të kufizuara nuk është e gabuar, për sa kohë kuptono që edhe ne jemi njerëz, meritojmë dashuri, afeksion dhe kemi dëshira seksuale si personat pa aftësi të kufizuara. Nëse kjo dëshirë seksuale shtohet nga fakti që jemi ulur në karrige me rrota apo nga fakti që ecim me bastun në dorë…ku qëndron problemi?