Burri më fatkeq në planet, i ngecin b*let në vrimat e stolit teksa bënte dush – AlpeGossip
Burri më fatkeq në planet, i ngecin b*let në vrimat e stolit teksa bënte dush

Burri më fatkeq në planet, i ngecin b*let në vrimat e stolit teksa bënte dush

E keqja të vjen edhe nga nuk e pret dhe kjo është një nga shprehjet që na vjen shpesh ndërmend nga situatat në të cilat gjendemi.

Kështu, Claus Jørstad nga Norvegjia ka postuar në faqen e Facebook “Ikea Norway” një mesazh të gjatë, ku shpjegon detajet shqetësuese se si pa e kuptuar i kishin mbetur testikujt në një vrimë të vogël të karriges së kompanisë “Ikea Norway”.

Sipas Daily Dot, 45-vjeçari Claus i shkroi Ikea:

Isha ulur aty dhe e vrenjta aksidentin, u përkula për të parë se çfarë ndodhi dhe kuptova që dy testikujt e mi të vegjël, “goglat”, kishin ngecur keq.”
Por pse Claus ishte ulur në një stol teksa bënte dush? Sepse para pak ditësh ai kishte pësuar një dëmtim në gju.

Testikujt i kanë ngecur në vrimat e vogla sepse uji i ngrohtë dhe balsami i trupit i kanë liruar testikujt dhe më pas ata janë zgjeruar duke e bërë të pamundur nxjerrjen e tyre.

Ai tha:

Dhe pasi nuk munda të lëvizja, fillova të vras mendjen se si të dal nga ky stol. Pastaj mu kujtua uji i ftohtë, edhe më i ftohtë se buzëqeshja e vjehrrës kur u martova me vajzën e saj. Uji i ftohtë solli tkurrjen e b*leve të mia dhe pas disa momentesh ai arrita t’ia dal, por ndjeja dhimbje si dreqi”.
Kompania “Ikea” iu përgjigj Clausit duke i sugjeruar që herë tjetër të vendoste sipër stolit një peshqir ose një sipër çfarëdo në mënyrë që vrimat të mos ishin problem.