NËSE DONI QË FOTOJA TË DALI BUKUR/ Këto janë ngjyrat të cilat duhet të përdorni në veshje – AlpeGossip
NËSE DONI QË FOTOJA TË DALI BUKUR/ Këto janë ngjyrat të cilat duhet të përdorni në veshje

NËSE DONI QË FOTOJA TË DALI BUKUR/ Këto janë ngjyrat të cilat duhet të përdorni në veshje

Që një foto të dalë e bukur, përveç se nga personi në të, varet edhe nga një sërë faktorësh të tjerë. Një ndër elementët kryesorë janë ngjyrat e përdorura. Prandaj nëse vendosni të fotografoheni, zgjidhni me kujdes ngjyrën e rrobave që do të vishni.

Eksperti i ngjyrave nga “Pantone” ka shpejguar se nuancat shumë të zbehta dhe ngjyra e bardhë, në fotografi mund ta “shpëlajnë” dhe ta bëjnë të duket më i zbehtë personi në foto.

E dimë që për shumë nga ju këto ngjyra janë të preferuarat dhe nuk doni të hiqni dorë. Atëherë veshje të tilla duhet t’i kombinoni me grim të “ngrohtë”, me një buzëkuq të fortë dhe në këtë mënyrë ngjyrat e hapura në rrobat tuaja, nuk do t’iu zbehin pjesën e fytyrës.

Por cilat janë tonet e duhura të cilat “përqafojnë” kamerat e celularëve apo aparatëve fotografikë?

Sipas ekspertëve, e kuqja e errët, ngjyra bruz dhe kombinimet e nuancave të kaltër me të gjelbër janë të duhurat. Ndërkohë për ju që doni të jeni sa më neutral, mund të përdorni ngjyrën e hirtë.

Kështu që tani e dini se çfarë duhet të keni në garderobën tuaj.