Aktorja nuk i ndahet skenave të nxehta, puthje e seks me kolegun në film (FOTO) – AlpeGossip
Aktorja nuk i ndahet skenave të nxehta, puthje e seks me kolegun në film (FOTO)

Aktorja nuk i ndahet skenave të nxehta, puthje e seks me kolegun në film (FOTO)

Sarah Jessica Parker, ndonëse 52 vjec, duket nuk i ndahet skenave të seksit në filmat e saj. Ajo ka folur hapur për skenën e seksit me kolegun e saj në një film të ri, ku ish ylli i Sex and The City është hedhur në krahët e aktorit Steven Pasquale.
Mediat shkruajnë se ata duken vërtet të pëkushtuar ndaj njëri-tjetrit teksa shihen në një divan lëkure në ngjyrë kafe. Aktorja është e veshur ndërsa Steven ka marrë guximin të heqë dorë nga rrobat e tij.

Në rolin e Jennifer, Sarah ka krijuar edhe një herë skena pasioni të nxehta teksa e puth aktorin papushim.

Në një intervistë për People, Sarah tha:

Mendoj se është e mrekullueshme kur femra ndihet e kënaqur për atë që po bën, kjo është zgjedhja e saj.”
Nga ana tjetër edhe aktori Steven u shpreh:

Nëse dikush pëlqen ta bëjë diçka, atëherë duhet ta bëjë”.
Sarah është në rolin e një gruaje joshëse Frances Dufresne që lundron nëpër rrugën e saj si një nënë beqare pas ndarjes nga burri i saj Robert.