“NUK PËLQEU FUSTANIN E PRINCESHËS”/ Blogerja tailandeze rrezikon gjyqin – AlpeGossip
“NUK PËLQEU FUSTANIN E PRINCESHËS”/ Blogerja tailandeze rrezikon gjyqin

“NUK PËLQEU FUSTANIN E PRINCESHËS”/ Blogerja tailandeze rrezikon gjyqin

Një blogere tailandeze ishte shprehur se nuk e vlerësonte fustanin e veshur nga modelja që merrte pjesë në Miss Univers për të përfaqësuar vendin e saj.

Fatkeqësisht, ai fustan ishte dizenjuar nga princesha Sirivannavari Nariratana, e bija e mbretit, Maha Vajiralongkorn.

Ndaj, kritika mund t’i kushtojë shumë këshilltares së modës, e cila tani po rrezikon të shkojë në një proces gjyqësor.

Blogerja, Wanchaleom Jamneanphol, është denoncuar nga një politikan dhe biznesmen vendas, i quajtur Kitjanut Chaiyosburana, i cili i ka cilësuar kritikat e fashion-istes në polici si “ofendime ndaj familjes mbretërore”.

Postimi, i publikuar në Facebook, denigronte fustanin e krijuar nga princesha dhe policia bëri me dije se do hetojë mbi rastin.

Nga ana e saj, influencuesja e modës nuk humbi kohë, por hoqi menjëherë komentin e saj nga mediat rrjeti social, duke kërkuar ndjesë.

Në foto shihen dy fustanet, e publikuara në Instagram, realizuar nga princesha për dy kandidatet tailandeze në edicionet e fundit të Miss Universit: Demi-Leigh Nel-Peters, miss 2017, dhe Sophida Karnchanarin, miss 2018