“JA PSE E MERITON NJË MANDAT TË DYTË”/ Ilda Bejleri flet për Erion Veliajn (FOTO) – AlpeGossip
“JA PSE E MERITON NJË MANDAT TË DYTË”/ Ilda Bejleri flet për Erion Veliajn (FOTO)

“JA PSE E MERITON NJË MANDAT TË DYTË”/ Ilda Bejleri flet për Erion Veliajn (FOTO)

Duke vlerësuar ndryshimet në qytetin e saj, moderatorja sportive bukuroshe Ilda Bejleri, është shprehur së fundi për kryetarin të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke thënë se me punën e bërë për kryeqytetin, ai e meriton edhe një mandat të dytë.

Moderatorja bukuroshe Ilda Bejleri, ishte një ndër të ftuarat e punatës “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca. Si një ‘gocë tirone’, ajo nuk mund të mos gjendej dhe përballë pyetjeve lidhur me qytetin e saj. Në sfidën “Shiko kush përgjigjet”, përballë Olti Curri, bukuroshja u pyet nga Fifi se “A e meriton Erion Veliaj një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës dhe pse?” dhe ajo zgjodhi të përgjigjej me shumë dashamirësi.

“Erion Veliaj e meriton një mandat të dytë pasi ka punuar shumë për Tiranën dhe ka akoma më shumë për të bërë” është shprehur Ilda.

Për ata që e njohin, e dinë fare mirë që moderatorja sportive sa herë që udhëton me makinë, dëgjon vetëm këngë ‘tironse’. Një tironse 24 karatshe dhe mbi të gjitha super ‘sexy’.