DO I KAPNI NË FLAGRANCË/ Ja disa mënyra për të dalluar një gënjeshtar – AlpeGossip
DO I KAPNI NË FLAGRANCË/ Ja disa mënyra për të dalluar një gënjeshtar

DO I KAPNI NË FLAGRANCË/ Ja disa mënyra për të dalluar një gënjeshtar

Ka shumë mënyra për të dalluar një gënjeshtar, si për shembull të shihni nëse ata prekin hundën teksa flasin apo nëse nuk të shohin në sy. Kujdes, jo të gjitha legjendat urbane janë të vërteta!

Por sërish ka disa teknika që ju ndihmojnë të dalloni një gënjeshtar. Sekreti qëndron te vëzhgimi!

1.Vini re fjalët “distancuese”

Shikoni se si personi përdor gjuhën dhe gramatikën. Nëse fjalitë kanë një rend të çuditshëm, me shumë mundësi po ju gënjejnë në mënyrë që ta distancojnë sa munden të vërtetën. Një rast është fjalia e Bill Clinton pasi ishte akuzuar se kishte tradhtuar të shoqen, Hillary Clinton.

“Unë nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me atë femrën, znjsh Lewinsky”.

  1. Vini re buzëqeshjen e personit

Ekspertët thonë të vini re buzëqeshjen. Një buzëqeshje e vërtetë dallohet nga sytë, një buzëqeshje false vihet re vetëm te buzët. Kur dikush gënjen përpiqet të largojë stresin duke përdorur buzëqeshjen false.

3.Ju duket se personi po ju jep informacion shtesë të panevojshëm?

Zakonisht gënjeshtarët do t’ju mbushin me informacion të panevojshëm, jo atë që ju kërkoni. Në mënyrë që të fitojnë kohë, gënjeshtarët kanë për detyrë të flasin minuta të tëra për kushtet atmosferike përpara se të dalin te diskutimi që ju i kërkoni.

4.Mos u përqendroni te duart, vini re fytyrën

Miti që gënjeshtarët dallohen nga gjestet e duarve nuk është i vërtetë. Disa njerëz i përdorin gjestet e duarve sepse ashtu janë mësuar, jo sepse gënjejnë. Kështu që përqendrohuni te fytyra. Nëse fytyra nuk korrespondon me veprimet e tjera aty mund të dalloni edhe gënjeshtrën.

  1. Vini re ndryshimin e sjelljes

Nëse vini re një ndryshim në tonalitetin e zërit apo të gjestikulacionit të zakonshëm të personit që po bashkëbisedoni, me shumë mundësi ai/ajo po ju gënjen. Kjo do të jetë e lehtë të kuptohet nëse ju e njihni mirë bashkëbiseduesin, por problemi këtu qëndron në rast se keni një afeksion të veçantë kundrejt tij/saj sepse kjo do t’ju bëjë të mos e shihni negativisht.