Jetojmë në botën e “meme”-ve. Nëse nuk jeni nga ata që bëjnë apo shijojnë “meme”-t, me siguri jeni nga ata që bëheni shkak për prodhinin e tyre. Me një fjalë, e pamundur të shkëputesh nga ky trend i cili së fundmi po merr edhe më shumë bujë. Personazhet e njohur sidomos, e dinë sa shumë publiku i shijon këto të fundit ndaj dhe nuk ngurrojnë që shpesh t’i bëjnë pjesë të aktivitetit të tyre në rrjete sociale.
Ditën e djeshme, Alban Ramosaj postoi një foto nudo nga prapa duke “ironizuar” në këtë mënyrë një skulpturë të fashme të Michelangelos.
Kaq u desh që komentuesit të qeshnin me guximin e tij por edhe të prodhonin disa meme të papara.
Mirëpo, sikur ta kishte parashikuar gjithë këtë bujë, Alban Ramosaj ka shpërndarë më pas në Instastory meme-t më pikante që janë bërë me foton e tij dhe janë vërtetë të gjetura.
Nëse ende nuk i keni parë, i gjeni më poshtë:
Zgjidhni të preferuarën tuaj ose zhvilloni imagjinatën duke krijuar ju një tjetër meme. Albani gjithsesi po e shijon shumë gjithë këtë.