Mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona historinë e Donikës, zonjës nga Korça. Ajo ishte martuar në moshën 19 vjeçare me Stefanin dhe pas martesës ishin zhvendosur në Ersekë.




Renato, djali i saj kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” që të falenderonte nënën e tij për sakrificën që kishte bërë duke hequr dorë nga karriera. “Të ftova sonte për të të kujtuar kohërat e arta të karrierës tënde. Kam qenë mbështetja jote dhe do të jem gjithmonë. Për mua ti je nëna më e mirë dhe të falenderoj që më rrite mua dhe fëmijët e mi!”, – ishte mesazhi i Renatos për Donikën.
Moderatorja Arbana Osmani kishte menduar dhe një surprizë tjetër për Donikën duke i sjellë në studio shokët dhe kolegët e saj të punës ndër vite. Kolegët e saj rrëfyen kujtimet që kishin me Donikën dhe u shprehën se ajo ka qenë një frymëzim për ta. Në fund ata performuan së bashku duke u rikthyer pas në kohë me serenatën korçare “Vitet ikin tutje”.













