“KAM QENË GATI TË MOS FLAS ME FAMILJEN”/ Adelina Tahiri flet për vështirësitë e martesës (VIDEO) – AlpeGossip
“KAM QENË GATI TË MOS FLAS ME FAMILJEN”/ Adelina Tahiri flet për vështirësitë e martesës (VIDEO)

“KAM QENË GATI TË MOS FLAS ME FAMILJEN”/ Adelina Tahiri flet për vështirësitë e martesës (VIDEO)

Është bërë normale tani që Adelina Tahiri sa herë të ftohet nëpër intervista të pyetet dhe për martesën e saj me avokatin nga Maqedonia, Serjoza Markov. Kjo për shkak dhe të mendësisë së shqiptarëve dhe nacionalitetit që ende ekziston mes qytetarëve  të dy vendeve.

Kështu ndodhi dhe në intervistën e fundit të këngëtares me Big Mama-n, në emisionin “Mama’s Trip”. Moderatorja u nis nga eksperienca e saj dhe tha se vetë nuk do të kishte guxuar të martohej me një shtetas madedonas. Adelina u shpreh kështu në lidhje me këtë çeshtje:

“Unë nuk jam nacionaliste, unë jam patriote. E dua kombin tim, e respektoj ashtu siç respektoj dhe kombet e tjera, por së pari vjen kombi dhe feja ime. Partneri im nuk më ndryshona asgjë. Sigurisht ishte dëshira ime dhe e familjes që të isha me një shqiptar, me një që i përket fesë sime apo moshës time. Do të ishte diçka e përkyrer, por Zoti nuk të jap përkryerje. Dhe te ne është kjo gjë e vogël që unë e kam ballafaquar, kam qenë e gatshme të mos flas me askënd nga familja, kam qenë e gatshme të lë anash karrierën, që të jem me personin që më bën të lumtur.”

View this post on Instagram

Daddys love 👼🏼 @jonmarkoov

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Por sipas këngëtares problemet për të nuk kanë mbaruar këtu. Pasi i është dashur të përballet me paragjykimin e njerëzve dhe të familjes së saj, ajo ka treguar edhe se është kërcënuar sepse u martua me avokatin maqedonas. “Më kanë kërcënuar shqiptarë, maqedonas, kam pasur kërcënime për fëmijën. Dhe kur më pyesnin pse nuk e publikon, për këtë arsye nuke publikoja. Nuk dua të flas se ndihem shumë keq. Nuk di në është mëkat të duash dikë, por ka qenë shumë e vështirë.”- rrëfen Adelina.

Dhe e vërteta është që nuk ka dashuri pa sakrifica, por a është normale të kërcënohesh vetëm se e do të jesh me dikë?