BRAD PITT U SHFAQ NË DITËLINDJEN E JENNIFER ANISTON/ Ja çfarë ndikoi në bashkimin e dy aktorëve – AlpeGossip
BRAD PITT U SHFAQ NË DITËLINDJEN E JENNIFER ANISTON/ Ja çfarë ndikoi në bashkimin e dy aktorëve

BRAD PITT U SHFAQ NË DITËLINDJEN E JENNIFER ANISTON/ Ja çfarë ndikoi në bashkimin e dy aktorëve

Pas divorcit të tyre, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit. Brad ishte i ftuar në ditëlindjen e Jennifer bashkë me yjet e tjerë të showbizit si: Kate Hudson, George dhe Amal Clooney, Reese Witherspoon etj. Disa burime kanë treguar për ‘Us Weekly’ se dyshja e njohur janë afruar më shumë me njëri-tjetrin, pasi Brad u nda nga Angelina Jolie dhe Jennifer nga Justin Theroux. Gjithashtu edhe vdekja e nënës së Aniston, Nancy Dow ishte dhe një katalizator për afrimin e të dyve. Megjithatë kjo nuk do të thotë se aktorët e njohur do të rikthehen me njëri-tjetrin, sepse të dy ata kanë treguar shpesh se ndihen rehat në vetminë e tyre.