JO VETËM VAJZË E BUKUR/ Miss Shqipëria bën gjestin human dhe prek zemrat e të gjithëve – AlpeGossip
JO VETËM VAJZË E BUKUR/ Miss Shqipëria bën gjestin human dhe prek zemrat e të gjithëve

JO VETËM VAJZË E BUKUR/ Miss Shqipëria bën gjestin human dhe prek zemrat e të gjithëve

Humaniteti është një nga vlerat njerëzore më të rëndësishme në ditët e sotme.

Një gjest të tillë ka bërë së fundmi Miss Shqipëria, Alba Bajrami.

Ajo ka dhuruar një drekë të mrekullueshme në shtëpinë e të moshuarëve, ku ka treguar kujdesin e saj ndaj tyre.

Në faqen e ‘Facebook’, “Shtëpia e të Moshuarëve”, ka publikuar disa foto të bukuroshes e përqafuar me disa prej tyre gjatë drekës që dhuroi.

Ndonëse është ende shumë e vogël në moshë, Alba ka treguar një tipar tjetër të karakterit të saj, si një njeri me vlera të mëdha njerëzore dhe se është nga rastet kur bukuria e jashtme përputhet me atë të brendshme.

 

Kujtojmë se Bajrami fitoi kurorën e ‘Miss Shqipëria’ në edicionin e 20-të që u mbajt pak muaj më parë. Ajo arriti të fitonte mes 31 pjesëmarrëseve të tjera.