TJETËR LARGIM NGA “TOP CHANNEL”/ Florian Agalliu zbulon arsyen përse po ikën – AlpeGossip
TJETËR LARGIM NGA “TOP CHANNEL”/ Florian Agalliu zbulon arsyen përse po ikën

TJETËR LARGIM NGA “TOP CHANNEL”/ Florian Agalliu zbulon arsyen përse po ikën

I ftuar në “Thumb”, moderatori i njohur Florian Agalliu të cilin e ndiqni çdo mëngjes në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ka deklaruar se do të largohet nga Top Channel.

“Vjen një moment që thua prapë do xhiroj unë sot? Imagjino kur je përditë në një emision”, tha Floriani.

Moderatori ka treguar se ka dashur të moderonte një emision që do transmetohej një herë në javë, por ky projekt mbeti përgjysmë.

“Unë nisa, për të thënë të vërtetën, një projekt që do të ishte vetëm një herë në javë; shumë interesant, me kamera të fshehta që i bëheshin një personazhi që niste punën për herë të parë dhe ne ia bënim ditën e paharrueshme. Për fat të keq, ky projekt ngeli përgjysmë. Ne kemi xhiruar katër seri. Po presim se cili do të jetë televizioni më i favorshëm në të ardhmen. Kur ata u tërhoqën, sigurisht që formati ngeli i papërfunduar dhe unë sigurisht nuk mund të shfaqem në një televizion tjetër pa përfunduar kontrata me Top Channel”, është shprehur Floriani.