CARDI B RIKUJTON PUNËN E VJETËR/ Do të shfaqet si striptiste në filmin përkrah Jennifer Lopez – AlpeGossip
CARDI B RIKUJTON PUNËN E VJETËR/ Do të shfaqet si striptiste në filmin përkrah Jennifer Lopez

CARDI B RIKUJTON PUNËN E VJETËR/ Do të shfaqet si striptiste në filmin përkrah Jennifer Lopez

Cardi B ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në muzikë dhe pritet që shumë shpejt të eksperimentojë në një tjetër fushë të artit. Askush nuk e kishte menduar më parë se mund të shihte bashkë në një film Jennifer Lopez dhe Cradi B, por shumë shpejt kjo gjë do të ndodhë.

Së fundmi është mësuar se reperja do t’i bashkohet JLo, Lili Reinhart, Julia Stiles dhe Constance Wu në një film që do të quhet “Hustlers” dhe do të nisë xhirimet këtë muaj në New York.

I gjithë filmi është ndërtuar në bazë të një artikulli nga “New York Magazine” për një grup famëkeq të disa vajzave që shërbenin si striptiste. Jennifer Lopez do të ketë rolin kryesor të grupit, ndërsa Cardi B do të ketë rolin e një striptisteje.

Në fakt reperja mund ta gjejë shumë mirë veten brenda këtij roli, duke qenë se më parë ajo ka punuar vetë si striptiste.

Madje Cardi B nuk e ka pasur problem të flasë për të shkuarën e saj, sepse sipas saj striptistet kanë një punë të vërtetë, prej së cilës fitojnë para